Politika e floririt, biznesi i mermerit po shkatërron Malin e Tomorit
Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar. Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje.
Mali i Tomorit është shpallur park kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012. Ndërkohë, në vitin 2015, sërish me VKM, u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila bëri edhe kufizimet. Guroret e fshatit Mëlovë dhe në grykën e Dëvrisë u lanë jashtë parkut, megjithëse janë pjesë e Malit.
Rruga që të çon në këtë fshat kalon pranë një Monumenti të Natyrës, që është Karsti në Qafën e Dëvrisë. Zona është e mbrojtur me ligj, ndërkohë që janë dhënë leje për shfrytëzimin e mermerit para dhe pas këtij monumenti.
Mermeri i Skraparit, flori
Nënkryetari i Bashkisë Skrapar, Shkëlqim Çuku, thotë se me një vendim të VKM të qeverisë, fondi pyjor kullosor iu transferua Bashkisë Skrapar. Këto subjekte, kanë marrë leje dhe aktualisht ky fond pyjor nuk është hequr. Deri në një 1 ha, e heq ministri, nga 1 ha deri ne 100 ha e heq qeveria. Mbi 100 ha me ligj nga Parlamenti. Ata s’duhet të kishin filluar punë pa u hequr nga fondi, thotë Çuku. Ai thotë se bashkia merr vetëm një përqindje të vogël nga renta minerare nga ky mermer. Më tej Çuku flet edhe për shkatërirmin e zonës, piëkrisht në Qafën e Dëvrisë. Ai thotë se në atë zonë ka shkuar dikush dhe e ka studiuar. S’po pyet më njeri o burrë i dheut. E di si thonë?Skrapari ka flori. Ne kujtonim si ai floriri se ku e çuan. Jo more jo. Floriri është mermeri. Ka një hartë që atje kishte mermer, tani floririn po na i merr greku dhe indiani, vijon nënkryetari.
Leje në monumentin e natyrës
Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Berat. Drejtori Fatos Nako thotë se parku i Tomorit, është shpallur me VKM 2012 dhe gjatë shpalljes është studiuar në lidhje me komplet sipërfaqen. Këto pjesët ishte dhënë licenca nga AKBN-ja janë hequr nga territori i parkut.
Fiks Fare i dërgoi një kërkesë zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për guroret në Malin e Tomorit. Ministria na ktheu përgjigje se leja e fundit është dhënë në datën 13 qershor 2017, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare. Leja ishte në zonën që njihet si Qafa e Dëvrisë, e cila është monument natyre. Firma që do shfrytëzojë këtë vend është Gulf Miningmaterials Alme përfaqësues z.Elidon Kasaj.
Sipas Nakos, në qafën e Dëvrisë ndodhet edhe një monument natyre, që është Karsti i Palogjenit në Grykën e Dëvrisë, i cili është shpallur me VKM-në përkatëse. Aty një subjekt që ka marrë licencën ka bërë një rrugë kalimi, e cila afrohet këtij monumenti, më afër se 50 metra, gjë e cila ndalohet me ligj. Kam bërë dokumentacionin përkatës dhe ia kam çuar në Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve. Çështja është në prokurori, thotë ai. Fiksi pyeti edhe në këtë inspektoriat, ku specialisti Ergert Laçka thotë se këtë rast e kanë referuar në prokurori, pasi kishte punime në afërsi të këtij monumenti.
Fiksi kontaktoi edhe me administratorin e firmës Gulf Miningmaterials Al, z.Elidon Kasaj. Ai thotë se kam raport që nuk është prekur, asnjë milimetër. U ngrit grup pune, dyshohej se ishin prekur 2 metra, po fare. Erdhi grupi, dyshohej për dy metra. Unë kam dhe vendimin thotë ai. Gazetarët i kërkuan këtë vendim, ndërsa z.Kasaj tha se do të flasë me pronarin. Më tej shton se ka vendime nga AKZM Berat që duhet të vazhdojnë punimet.
Fiksi pyetu sërish drejtorin e AKZM Berat, Fatos Nako, i cili tha se kjo leje është shumë afër monumentit natyror. Ne nuk jemi pyetur. Atij monumenti i humbasin shumë vlerat. Ai që do shkoj ta shikojë, do të kalojë në një sipërfaqe të dëmtuar pastaj do shikojë një bukurivijon ai. Më tej tregon hartën ku janë gurore, ku ajo zonë ka qenë me pyje, shkurre me lajthi. Subjekti do punojë në të dyja krahët. Ka bërë edhe rrugën. Rruga i afrohet më pak se 50 metër. Nëse sdo ishin guroret, parku do ishte edhe pjesa e gurores. Pjesët e gurores janë si gadishuj. Të dyja futen në pjesë të parkut, thotë ai. I pyetur nëse duhet të ishin dhënë lejet, ai tha se zona është një vend me resurse për turizmin, mendimi jo si natyralist jo. Në fund, i pyetur si mund të koordinohen institucionet për të ndaluar këtë shkatërrim, tha se është vullneti politik.
Add new comment