Bisedimet e Kretës pa përfundime konkrete
Bisedimet e Kretës kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret për çështjet e diskutuara. I vetmi hap pozitiv konsiderohet vendosja e dialogut dypalësh, i cili siç theksohet në deklaratën e përbashkët pas takimit Bushati –Kotzias, “u zhvillua falë një pune substannciale”, “fokusuar në çështjet e hapura dypalëshe”.
Ndonëse dje media pranë qeverisë njoftonin se pala greke kishte lësuar pen ë marrëveshjen e detit, në një përpjekje të qartë për të shitur një sukses të ministrit Bushati, deklarata e sotme, thjesht sa konfirmon vijimin e bisedimeve dhe zhvillimin e një takimi të dytë në Tiranë. Sipas asaj që thuhet në njoftim, takimi i dytë do të kryhet për të vlerësuar punën e bërë në zbatim të dakordësisë të takimit të parë të Kretës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
Fjalë të përgjithshme pas të cilave thjesht sa konfirmohet se Shqipëria dhe Greqia kanë nisur dialogun për zgjidhjen e disa çështjeve që kanë qenë të hapura. Qeveria shqiptare fiton vetëm në një pikë: qetësimin e Athinës dhe uljen e toneve të saj për çështje si minoriteti etj., duke neutralizuar kërcënimet për integrimin. Por kjo është “fitore” taktike e cila sigurisht që ka kundërvleftën e vet. Për këtë arsye, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka detyrimin që të sqarojë opinionin se për çfarë ka rënë dakord dhe çfarë ka lëshuar. Pasi çdo negociatë është lëshim reciprok.
http://www.mfa.gr/en/current-affairs/statements-speeches/joint-announcem...
Add new comment