Erdogan: Respekti ynë për Ataturkun është i përjetshëm. Do ta mbrojmë nga tirania e abuzuesve

Postuar në 10 Nëntor, 2017 21:35

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se një nga qëllimet e partisë së tij, është mbrojtja e trashëgimisë dhe republikës së themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk. “Ne e konsideorjmë një detyrë…Respekti i kombit tonë për Ataturkun është i përjetshëm”, tha Erdoigan gjatë një aktiviteti me rastijn e 79 vjetorit të vdekjes së themeluesit të Repubiikës turke.

Erdogan ka shkuar më tej kur ka akuzuar “puçistët, qarqet pro juntës dhe të gjitha segmenet që janë armiq të historisë së Turqisë” se përpiqen të fshihen nën velin e Qemalizmit(Ataturkizmit).

“Ne po e mbrojmë Ataturkun nga tirania e këtye abuzuesve, duke ruajtur republikën dhe trashëgiminë e Ataturkut”, shtoi presidenti turk.

Debati për Ataturkun dhe republikanizmin turk ka disa vjet që zhvillohet në Turqi, sidomos me shpalosjen e ambicieve politike të Erdogan dhe penetrimit të islamit në disa drejtime të shkollës dhe institucioneve. Duhet thënë se vlerësimi i Erdogan vjen pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese që  i japin atij pushtet ekzekutiv dhe politik të jashtëzakonshëm dhe pas një puçi që u pasua nga arrestime massive dhe kufizimi i të drejtave në Turqi.

http://www.hurriyetdailynews.com/we-will-protect-ataturks-legacy-preside...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.