Koha që Shërbimi i Jashtëm të konsiderohet ndryshe nga politika

Postuar në 09 Nëntor, 2017 12:16

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka prezantuar dje në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, projektbuxhetin e kësaj ministrie për vitin 2018. Sipas ministrit rritja për këtë vit është me 0.74% krahasuar me një vit më parë dhe sipas asaj që ai deklaroi fondi mjafton që ndër të tjera “të vazhdohet me pjesë të ndryshme të rikonstruksionit të godinës së Ministrisë së Jashtme”. Ndërkohë që siç tha Bushati “jemi në fazën e mbylljes së bibliotekës”.

Referuar deklaratave të tij, publikuar në faqen online të Parlamentit, shërbimi i Jashtëm shqiptar me gjithë stafin administrativ dhe atë të shërbimit do të ketë në organikë 551 punonjës, nga të cilët 356 në përfaqësitë diplomatike dhe 195 në institucion.

Nëse sheh atë që shkruhet në faqen e Ministrisë së Jashtme, për misionin e saj është e qartë se ka defiçenca të mëdha në burime njerëzore, cilësi dhe burime financiare. Shqipëria ka 51 përfaqësi diplomatike, ambasada, misione dhe konsullata të përgjithshme në mbarë botën, çka i bie mesatarisht 7 persona për përfaqësi. Duhet një mendim specialistësh për të vlerësuar nëse kjo është e mjatueshme për të kryer normalisht funksionet e përditshme dhe jo vetëm, por duhet thënë se numri nuk është i madh.

Një tjetër problem që ndoshta kërkon vëmendje është edhe çështja e pronësisë mbi objektet ku këto përfaqësi kryejnë aktivitetet e veta. Shqipëria është një vend me histori mbi 100 vjet, e megjithatë sipas informacionit zyrtar ne kemi në pronësi vetëm godinat e përfaqësive në Athinë, Romë, Washington, New York, Stokholm, Bruksel.

Kuptohet se kjo nuk është aspak përgjegjësi e ministrave të Jashtëm, por e një politike në vijimësi që e ka parë Shërbimin e Jashtëm, thjesht si “vend pëllumbash” për fëmijët e shokve dhe miqve, duke përjashtuar patjetër ata njerëz që vërtet kanë dhënë kontribute.

Më poshtë po përcjellim një listë të numrit të personelit në 21 ambasada të Shqipërisë në disa vende, siguruar nga ResPublica përmes ligjit për të drejtën e Informimit:

 

1.       Mbretëria e Bashkuar       1 drejtues misioni                      4 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

2.       Izrael                                 1  drejtues misioni                         1 diplomat                          1 staf administrativ e shërbimi

 

3.       Hungari                             1 drejtues misioni                          2 diplomatë                        1 staf administrativ e shërbimi

 

4.       Holandë                            1 drejtues misioni                         1 diplomat                         1 staf administrativ e shërbimi

 

5.       Francë                               1 drejtues misioni                          3 diplomatë                        3 staf administrativ e shërbimi

 

6.       Gjermani                           1 drejtues misioni                         4 diplomatë                        3 staf administrativ e shërbimi

 

7.       Itali                                   1 drejtues misioni                           5 diplomatë                        5 staf administrativ e shërbimi

 

8.       Greqi                                 1 drejtues misioni                          6 diplomatë                        6  staf administrativ e shërbimi

 

9.       Republika Çeke                1 drejtues misioni                         1 diplomat                          2 staf administrativ e shërbimi

 

10.   Austri                                1 drejtues misioni                            3 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

11.   Arabi Saudite                   1 drejtues misioni                            1 diplomat                          1 staf administrativ e shërbimi

 

12.   Bullgari                             1 drejtues misioni                            2 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

13.   Kanada                             1 drejtues misioni                             2 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

14.   Japoni                               1 drejtues misioni                            0 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

15.   Poloni                               1 drejtues misioni                            2 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

16.   Spanjë                               1 drejtues misioni                            2 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

17.   Suedi                                1 drejtues misioni                             2 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

18.   SHBA                               1 drejtues misioni                              4 diplomatë                        2 staf administrativ e shërbimi

 

19.   Zvicër                               1 drejtues misioni                             1 diplomat                          2 staf administrativ e shërbimi

 

20.   Kuvajt                               1 drejtues misioni                             1 diplomat                          1 staf administrativ e shërbimi

 

21.   Katar                                 1 drejtues misioni                            1 diplomat                          1 staf administrativ e shërbimi

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.