Debate politike në Greqi për dy ditë leje për drejtuesin e burgosur të grupit “17 nëntori”

Postuar në 09 Nëntor, 2017 09:06

Mediat greke raportojnë se administrata e burgut të Korydalos në Greqi ka miratuar kërkesën për dy ditë leje për Dimitris Koufontinas, një nga figurat kyçe të grupit të majtë terrorist, “17 nëntori”.  Vendimi ka provokuar reagime të mëdha politike, për shkak se grupi në fjalë ka organizuar vrajse politikanësh, atashesh, biznesmenësh që nga themelimi i vet. Ai e mbante Greqinë prej kohësh në listën e vendeve me burim terrorizmi politik, ndërkohë që për vite të tëra autoritet nuk mundnin të arrestonin celulën vepruese.

Kreu i partisë opozitare, Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, e ka cilësuar të pakonceptueshme një gjë të tillë. Liridalja merr tjetër vlerë për faktin se kryeministri Alexis Tsipras dhe koalicioni që ai drejton kanë rrënjë ideologjike tek ekstremi i majtë.

http://en.protothema.gr/prison-leave-to-november-17-terrorist-group-memb...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.