Pabarazi me taksat dhe mungesë transparence
Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Jens Reinke ka dhënë vlerësimet e tij për paketën e re fiskale dhe ndryshimet e bëra nga qeveria në disa taksa.
Veç mosdakordësisë për ndërhyrjet në pragun e tvsh-së dhe zgjerimin e fashës e bizneseve që hyjnë në skemë, Fondi shpreh rezerva edhe për diferencimet që janë aplikuar në taksat për hotelet e luksit dhe mungesën e transparencës në hartimin e ligjeve për taksat.
Ai shton se nuk është e qartë se si përfitimet nga taksat për hotelet do të kthehen në përfitime për Shqipërinë, teksa vendi ka probleme me infrastrukturën dhe të drejtën e pronësisë.
"Paketa Fiskale i jep fuqi të madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave, duke reduktuar në këtë mënyrë transparencën e ligjeve të taksave. Në veçanti, ndryshimet në kufirin e TVSH-së dhe trajtimi preferencial për sektorin e hoteleve duket se e minojnë barazinë e sistemit të taksave”-shprehet Reinke në injë intervistë për revistën Monitor.
Përfaqësuesi i FMN-së ka përsëritur thirrjen për të pasur kujdes me projektet e Partneritetit Publik Privat, që ato të zgjidhen sipas një analize të qartë kosto-përfitime dhe të raportohen sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të shmanget borxhi i fshehur.
“Problemet me zbatimin dhe jo financimin kanë kufizuar shpenzimet për investime gjatë viteve të fundit. Qeveria duhet të investojë në kapacitetin e saj për të përzgjedhur, për të planifikuar dhe për të zbatuar investimet, ndërkohë që siguron që të gjitha projektet e investimeve, përfshirë PPP-të, janë subjekt i të njëjtave standarde”-thekson Reinke. Me sugjerimin e FMN-së qeveria vendosi të aplikojë një formulë të re për taksën e pronës, e cila do nisë të mblidhet që prej janarit dhe do të llogaritet sipas vlerës së banesës.
http://www.monitor.al/reinke-i-fmn-po-i-jepet-fuqi-e-madhe-per-te-veprua...
Add new comment