Me zë dhe me figurë, emërime partiake në arsim (Video)
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi një rast skandaloz në Zyrën Arsimore të Gramshit. Të implikuar në këtë aferë korruptive dhe të abuzimit me detyrën janë Kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani (PS) dhe kryetari i Zyrës Arsimor të Gramshit, Xhevit Dyrmishi. Alma Jonuzi iu drejtua emisionit për të denoncuar pushimin nga puna si mësuese matematike, pa motivacion, pas 15 vjetësh punë.
Pas interesimit të Stop ajo telefonohet nga një punonjës i Zyrës Arsimore të Gramshit, Ramazan Llaha, i cili i premton se nëse tërheq denoncimin, do të rikthehet në punë. Në mesin e zhurmës së shkaktuar nga denoncimi publik në media, mësueses së shkarkuar i kërkohet takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Gramshit. Luljeta Dollani i premton ta rikthejë brenda javës në punë.
Add new comment