Shkrirja e Akademisë, propozohet bashkëqeverisje me shkencëtarët (Video)
Populli mund të adopotojë lehtësisht vlerësimet që i bëhen nga pushteti, por kur kjo ndodh edhe me akademikët, çështja fiton ndoshta rëndësi studimore. Pas mbledhjes urgjente së asamblesë ditën e martë, akademikët që janë dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave kanë kërkuar një tryezë debati me kryeministrin Edi Rama, ku propozohet që në frymën e bashkëqeverisjes me qytetarët të krijohet edhe një bashkëqeverisje me shkencëtarët. Se çfarë përmban ky lloj modeli mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim, e rëndësishme është që akademikët kanë folur me gjuhën e pushtetit, pasi u është hequr buxheti ose më konkretisht rrogat.
Gudar Beqiraj është ende në pritje të dekretimit nga Presidenti Ilir Meta dhe si ai ashtu dhe kolegët nuk e kuptojnë pse nuk ka ndodhur kjo gjë. Ata i janë drejtuar me një kërkesë kreut të shtetit ku kërkojnë një përgjigje mbi dekretimin ose jo të kryetarit të zgjedhur Gudar Beqiraj.
Komisioni Ad-Hoc i ngritur me akademikë nga Shqipëria Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë dhe Diaspora për dy javë do të gati projekt-propozim për reformën në institucionin e kërkimit shkencor. Edhe në këtë pikë, pavarësisht debateve mes tyre, akademikët e kanë gjetur një emërues që quhet bashkëqeverisje.
Comments
Pasqyre e ketij vendi?...
Pasqyre e ketij vendi?... Shpresoj qe jo! Shpresoj!
Add new comment