Belgjika e gatshme t'i japë azil politik Carles Pouigdemond
Belgjika e sheh si opsion real dhënien e azilit politik për presidentin e Katalonjës, Carles Pouigdemond. Qeveria spanjolle i ka hequr atij të gjitha kompetencat pas shpërbërjes Parlamentin e rajonit autonom.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës po shqyrton rastin e referendumit për pavarësi, për të përcaktuar nëse ai mund të konsiderohet si rebelim.
Belgjika është një nga vendet e pakta në Bashkimin Evropian ku qytetarët evropianë mund të kërkojnë azil politik. Megjithatë, nuk ka asnjë indikacion se Carles Pouigdemond do të shkojë në Belgjikë. "Tashmë flasin për burg" tha ministri i Emigracionit Teo Franck, i cili është anëtar i partisë nacionaliste flamande N-VA. "Pyetja është se deri në çfarë mase do të ketë një gjykim të drejtë"-shtoi ai.
Teksa shumica e udhëheqësve evropianë nuk kanë përparuar me deklarata mbi krizën spanjolle, duke thënë se ajo është një çështje e brendshme dhe se Kushtetuta e vendit duhet të zbatohet, kryeministri belg Charles Michel ka kërkuar dialog mes Madridid dhe Barcelonës.
Belgjika dhe Spanja kanë patur probleme në të kaluarën për shkak të çështjeve të ngjashme gjatë viteve 1990 dhe 2000, kur Belgjika refuzoi t'i dotëzojë Spanjës disa spanjollë të akuzuar për përfshirje në ETA.
Add new comment