Kongesi i Partisë Komuniste Kineze njihet me një puç të dështuar për rrëzimin e Xi Jinping

Postuar në 21 Tetor, 2017 11:19

Kongresi i fundit i Partisë Komuniste Kineze, zhvilluar këto ditë, ka nxjerrë në pah edhe një përpjekje për puç e cila është organizuar nga zyrtarëvtë lartë të saj. Çështja është ngritur nga kreu i Komisioni Rregullator për Sigurinë, Li Shiyu, sipas të cilit dështimi i puçit dhe shpëtimi i Kinës, socializmit dhe ushtrisë i dedikohet drejtuesit kryesor, Xi Jinping. 
Mes emrave të komplotistëve figuron edhe kreu i partisë për megaqytetin Chongqing që dikur synonte hyrjen në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike. Emra të tjerë janë Bo Xilai, Zhou Yongkang, Ling Jihua, Xu Caihou, Gup Boxiong të cilët sipas zyrtarit kinez “kishin pozita të larta dhe shumë pushtet, por ishin shumë të korruptuar dhe komplotuaj për të kapur lidershipin e partisë dhe pushtetin shtetëror”. 
 Në fjalën e tij, Liu ka theksuar përpjekjen e presidentit Xi për të luftuar korrupsionin në parti, që është përhapur shumë dhenka depërtuar thellë. 
 “Xi Jinping, me përgjegjësinë historike të një revolucionari proletar pastroi rreziqe të mëdha për partinë dhe vendin”, tha ai. 

 

http://www.scmp.com/news/china/policies-politics/article/2116176/coup-pl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.