Kushërinj të 10-të? Publikohet dokumenti: i ati i Moisi Habilajt propozoi për pranim në parti, të atin e Tahirit
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi dje se ai i ka Habilajt, konkretisht, të arrestuarin Moisi Habilaj, që lakon emrin e tij si garanci në kontaktet e përgjuara me trafikantë italianë, kushërinj të gradës së 10-të. Kjo me idenë se ai nuk ka lidhje dhe marrëdhënie përveç shitjes së një makine. Por sot, Kreshnik Çollaku, drejtues i Departamentit me Jashtë në PD, publikon një dokument të vitit 1977, ku i ati i Moisi Habilajt propozon pranimin në parti(PPSH), të Bashkim Tahirit, i ati i Sajmir Tahirit. Është një dokument që provon raporte të afërta dhe njohje pasi dihet se propozimi për pranim në parti, duhet të kishte disa garanci. Është një dokument që skualifikon albinë hiperanemike të z. Tahiri.
"Sipas dokumentave të Arkivit Qendror të PPSh në fund të v. 1970 shoku Mevlan Habilaj rekomandon për antar partie shokun Bashkim Tahiri (ati i Saimirit, MInistër i Brendshëm 2013-2017…", shkruan Çollaku.
Add new comment