Auditi i KLSh: 55% e punonjësve të administratës publike, pa të dhëna në sistem

Postuar në 12 Tetor, 2017 08:31

Shumica e njësive vendore, ministri si ajo e Arsimit, e Jashtme, apo e Drejtësisë, nuk deklarojnë punonjësit e tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore. Të paktën këtë shkruan sot gazeta “shqiptarja.com” sipas të cilës Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se rreth 55% e punonjësve të këtyre institucioneve shtetërore nuk janë deklaruar në sistem.

“Sipas raportit, të dhënat e 55 për qind e punonjësve të administratës publike për vendin e punës, sigurimet shoqërore, arsimin, rekrutimin, trajnimet, pagat etj., nuk figurojnë në sistem. Nga 81.147 punonjës deri në fund të 2017, 44 mijë punonjës nuk rezultojnë në sistemin e të dhënave…Sipas raportit të auditivit, edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Sigurimet e Kujdesit Shëndetësor nuk i kanë hedhur të dhënat për punonjësit. Auditimi nisi në datë 03.04.2017 dhe përfundoi në 20.05.2017”, shkruan gazeta. Një skandal i padëgjuar që hedh hije dyshimi për një megavjedhje. Sipas gazetës në fjalë, që i referohet raportit të auditit, “sistemi Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (HRMIS) është një sistem i ndërtuar për të ndihmuar DAP në procesin e menaxhimit të burimeve njerëzore”.  

Ka një VKM që detyron “se sistemi HRMIS duhet të ndërveprojë me bazat e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Sistemit të Thesarit në Ministrinë e Financave etj. HRMIS shërben si burim planifikimi dhe informacioni për pagat dhe kontributet e nëpunësve publikë, nëpërmjet ndërveprimit me Sistemin e Thesarit”.

Nga ky përkufizim merr rëndësinë e vet edhe sistemi, pasi ndonëse të dhënat mund të figurojnë në “letër”, ato do të kërkojnë verifikim të posaçëm dhe I heqin mundësinë të punësuarve që të shikojnë në kohë të shkurtër ecurinë e trajtimit të tyre.

Institucionet që s’kanë hedhur të dhënat:

Shumica e bashkive në vend; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Punëve të Brendshme; Ministria e Punëve të Jashtme; Sigurimet e Kujdesit Shëndetësor

http://shqiptarja.com/home/1/administrata-ne-kaos-ska-te-dhena-per-44-mi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.