Tensione në marrëdhëniet turko-amerikane. Pezullohen vizat për joemigrantët

Postuar në 08 Tetor, 2017 23:36

Pak ditë më parë presidneti amerikan Donald Trump dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan deklaruan pas një takimi në Neë York se ata janë miq me njëri-tjetrin. Sipas Trump madje, marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë më të shkëlqyera se kurrë, duke menduar ndoshta se të thuash të kundërtën e realitetit të bën diplomat të klasit të parë. Mirëpo kanë mjaftuar vetëm pak orë që ky humor për marrëdhëniet të mbërrijë te pragu i një krize të vërtetë. Shkak duket se është bërë arrestimi nga autoritetet turke i një pjesëtari të stafit të konsullatës amerikane në Stamboll, Metin Topuz, për të cilin autoritetet turke mendojnë se është i lidhur me Fetullah Gulenin  dhe se ka folur në telefon, mes të tjerëve edhe me një ish-prokuror, Zekeriya Öz. Ky i fundit dyshohet se është një ndër aktorët kryesorë të grushtit të shtetit të korrikut 2016 dhe është larguar nga Turqia.

Pas arrestimit, ambasada amerikane në Turqi e dënoi aktin, duke shprehur “shqetësim të thellë” për akuzat e pabaza dhe ka kërkuar që gjykimi të bëhet konform ligjeve dhe Kushtetutës.

http://www.hurriyetdailynews.com/us-slams-arrest-of-istanbul-consulate-e...

Kjo ngjarje është konsumuar në datat 4-5 tetor të këtij viti dhe sot, gazeta “Hurriyet” njofton se ambasada amerikane ka pezulluar lëshimin e vizave për joemigrantët në të gjitha selitë e veta në Turqi. Pak orë më vonë, ambasada turke në Washington është kundërpërgjigjur me të njëjtën masë, çka përbën një krizë të vërtetë dhe shumë problematike në një rajon të ndezur.

http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-suspends-us-visa-applications-af...

Situata në fjalë e bën fare të pabesueshëm presidentin amerikan Donald Trump që preferon të bëjë politikë me garanci deklarative personale, por që duket se nuk impresionojnë më njeri.

Nuk dihet sesi do të vijohet më tej me marrëdhëniet e acaruara prej kohësh, por duhet tërhequr vëmendja te fakti se sjellja e Turqisë komplikon në disa rrethana edhe pozitën e Shqipërisë. Ankaraja është një vend kyç për NATO-n, por interesat e saj në Siri, sidomos për çështjen kurde bien ndesh me sponsorizimin amerikan për popullsinë në fjalë. Turqia është një vend që së fundmi ka nisur operacione ushtarake në Siri në kuadër të një marrëveshjeje tripalëshe me Rusinë dhe Iranin, me të cilat së shpejti do të krijojë edhe një qendër koordinimi.  Në këto kushte një kartë e fortë për Tiranën zyrtare është vetëm strehimi i muxhahedinëve iranianë të MEK-ut, sa kohë që mes SHBA dhe Iranit raportet vijojnë të përkeqësohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.