Rotacion pushteti me zv/ministra brenda PS
Jo pa qëllim kryeministri Rama prezantoi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste zv/ministrat e rinj, ose ajo që mund të quhet “garda” e dytë e pushtetit. Bëhet fjalë për 33 emra që i bashkohen qeverisjes së Partisë Socialiste në nivel zv/ministrash.
Shumica janë emra të panjohur ose të paafirmuar më parë si figura politike të kësja partie, çka nënkupton edhe hyrjen e PS në një fazë rotacioni. Nga zv/ministrat e vjetër, Rama ka mbajtur në detyrë vetëm Petro Koçin te Ministria e Mbrojtjes i cili do të jetë i vetëm si zëvendës i Olta Xhaçkës.
Risi e listës së Ramës janë katër emrat që vijnë nga Kosova. Valbona Shujaku emërohet zv/ministre e Kulturës, Hajrulla Çeko nga Prizreni emërohet zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit, Besa Shahini, zv/ministre e Arsimit, si dhe Ilirjana Bajraktari zv/ministre e Shëndetësisë.
Lista e plotë - Emrat e zv/ministrave të rinj
Ministria e Jashtme - Klea Maliqi, Artemisa Dralo, Etjen Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes - Petro Koçi
Ministria e Brendshme: Rovena Voda, Julian Hodaj, Romina Kuko, Besfor Ramallari.
Financat dhe Ekonomia - Erjon Luci, Albana Shkurta, Dajna Soresent, Elton Haxhi
Energjetika dhe Infrastrukura - Enis Aliko, Hantin Bonati, Dorina Cinari, Artan Shkreli
Shendetësia dhe Çështjet Sociale - Mira Rakaçolli, Bardhylka Kospiri, Ilirjana Bajraktari (Nga Kosova), Ardjana Jaku
Ministria e Bujqësisë - Dhimo Kote, Ermira Rusi, Ilir Halilaj, Roland Kristo
Turizmi dhe Mjedisi - Ornela Çuçi, Hajrulla Çeku (Vjen nga Prizreni, Kosovë)
Arsimi, Sporti dhe Rinia - Besa Shahini (nga Kosova), Ervin Demo, Kostandin Shkurti, Shpati Kolgega
Ministria e Drejtësisë - Toni Gogu, Teuta Godo
Ministria e Kulturës - Valbona Shujaku (Nga Kosova)
Add new comment