Parkim nëntokësor në Parkun e "7 xhuxhave"
Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e tenderit për rikoncpetimin e parkut tek Rruga e Elbasanit i njohur si “7 xhuxhat” si dhe ndërtimin e një parkimi me dy kate nëntokë. Sipas revistës Monitor, fondi limit i llogaritur në shpalljen e Bashkisë është rreth 2 milionë euro.
Në total parkimi do të garantojë 146 vende për automjete dhe kjo argumentohet me faktin që zona është njëra prej më të frekuentuarave dhe me trafik më të lartë në kryeqytet.
Sheshi pozicionohet në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën e “Elbasanit”. Sipas Bashkisë, kjo është një zonë me densitet të lartë dhe plotësimi me një parkim nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një nga problematikave me të mëdha te qytetit të Tiranës në ditët e sotme.
Parkimi publik është projektuar 2 kate nëntokë dhe ofron 146 vendparkime në total + 2 vende parkimi për PAK(persona me aftësi të kufizuar), respektivisht 68 vende parkimi + 1 vend parkimi PAK ne nivelin -1 dhe 78 vende parkimi +1 vend parkimi PAK ne nivelin -2. Në katin -1 (parkim) janë pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjenosanitare që do t i shërbejnë parkut rekrativ.
Add new comment