"Në Butrint po shkelet ligji"

Postuar në 03 Tetor, 2017 10:26

Ajo që ndodhi dje në Butrint zbulon një politikë të kësaj qeverie për të bërë biznes në mjediset e mbrojtura. Dhe për të bërë biznes “siç duhet” nga njerëzit e duhur “që kuptojnë nga kjo punë”. Pasi akuzuan Sali Berishën për kompensimin e një prone në Parkun e Butrintit dhe pasi falën kangjellat e kryeministrisë për këtë park, socialistët përmes Mirela Kumbaros, kanë vendosur ta marrin nën posedim parkun. Në përgjigjen e djeshme pas konstatimit se në Butrint po ndërtohej, Ministria e Kulturës sqaronte se:

"Prej shumë vitesh në Parkun Kombëtar të Butrintit është konstatuar se ofroheshin shërbime tregëtimi të cilat nuk respektonin legjislacionin përkatës fiskal, legjislacionin mbi sigurinë e produkteve ushqimore, legjislacionin mbi produktet kozmetike etj, në mungesë ndër të tjera edhe të kushteve higjieno-sanitare. Në zbatim të këtyre Udhëzimeve dhe për të zgjidhur problematikat më sipër, Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj teknike vendimarrëse kanë miratuar projektet mbi intrastrukturën e standardizuar të ofrimit të shërbimeve në dy qendra specifike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra) dhe Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat do tregtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës”.

Vendimi i 25 majit i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë i referohet në mënyrë të përgjithshme ligjit përkatës për trashëgiminë dhe VKM-së që rregullon funksionimin e tij. Por në ligj thuhet qartë se “nuk lejohet asnjë ndërtim i ri…” në Parqet Arkeologjike. Këtu bëjnë përjashtim vetëm ndërhyrjet inxhinierike me qëllime funksionale si p.sh kanalizime. Ministria po shkel ligjin, duke pretenduar se ecën në kufij të tij për qëllime që duken qartazi klienteliste. Qendra multifunksionale do të ketë një përdorues privat dhe që nga aty do të dalë se ku qëndron interesi. Në Butrint hyjnë me mijëra turistë në vit dhe me këtë rast zonja Kumbaro ka menduar të ofrojë përveç arkeologjisë greko-romake edhe pak modernitet shqiptar në biznesin e shërbimeve. Heshtja e opozitës për këtë çështje, tregon sa gjendjen e barbarisë politike ku ndodhet ajo, aq edhe interesin e përbashkët që kjo rrugë që po hapet sot nga Kumbaro të ecë nesër më tutje. Kjo është qeveria e Velieras në Durrës, e masturbimit me vetveten dhe e injorimit të ligjit. Injorim që vjen thjesht nga ato 1 milionë shuplakat me të cilat sot po tall bythën me ata që e votuan.

Më poshtë janë dy prononcime të Gjergj Frashërit dhe Gjerak Karaiskajt për këtë çështje, të dy me mendimin se Ministria e Kulturës po shkel ligjin në Butrint.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.