Marifete dhe llogari, goditje pas shpine biznesit të vogël
Qeveria është duke rimodeluar pragun e tatimit mbi fitimin për biznesin, duke konsideruar përfshirjen në skemën e tatim-fitimit të një kategorie që deri më sot ishte përjashtuar nga kjo taksë.
Sipas televizionit Klan në paketën fiskale për vitin që vjen është duke u diskutuar varianti që taksa 0 të jetë vetëm për biznese me qarkullim vjetor deri në 2 milion lekë dhe jo deri në 5 milionë lekë siç është aktualisht. Qeveria e komenton si një porosi të lënë nga misioni i Fondit Monetar Ndëkombëtar në fund të vizitës së tij në Tiranë.
Varianti është ende në fazën e diskutimit dhe ajo që pritet të mësohet është numri i bizneseve që do të prekë dhe efekti financiar në buxhet. Nëse tatimin i pronës që do t’i nënshtrohet një formule të re prek direkt të ardhurat personale të familjeve, rritja e akcisës së duhanit dhe tatim-fitimi mbi biznesin e vogël godet direkt sipërmarrjen e vogël.
Bërja zero e taksës së biznesit të vogël për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë u ndërmor si nismë vetëm 2 vite më parë dhe u trumbetua si bujari e madhe e qeverisë karshi sipërmarrjes, madje nuk munguan deklaratat e kryeministrit dhe vizitat nëpër biznese për të shpalosur modelin e ri të nxitjes së ekonomive familjare. 2 vjet më vonë taksë zero duket se do të kenë vetëm ambulantët.
Add new comment