Turqia, Irani dhe Iraku bashkohen ushtarakisht kundër pavarësisë kurde

Postuar në 30 Shtator, 2017 20:31

Referendumi i kurdëve të Irakut, ku 93% e pjesëmarrësve u shprehën pro pavarësisë së rajonit deri më tani autonom, ka krijuar një gjendje tensioni dhe pasigurie. Në planin ndërkombëtar deri më tani vetëm Izraeli e ka njohur aktin e kurdëve, ndërkohë që të paktën tre shtete të rajonit, Turqia, Irani dhe Iraku, janë shprehur kundër tij. Kjo ka arsyet e veta, pas në të trija këto shtete, ka popullsi kurde që mund të kërkonnë t’i bashkohen pjesës tjetër që ka votuar. Dhe që këtej probleme serioze do të lindnin në të tri vendet. 
Presidenti turk, Erdogan, ka disa ditë që kërcënon se kurdët do të paguajnë një çmim për këtë veprim të tyrin. Parlamenti turk ka autorizuar formalisht ndërhyrjen ushtarake, por që kjo të ndodhë, është e qartë se çështja siriane dhe ajo e Shtetit Islamik duhet të zgjidhet, pasi të paktën Turqia dhe Irani kanë detyrime dhe investime për të stabilizuar Sirinë. 

Nga ana e vet, situata ka prodhuar paradokse siç është planifikimi I një stërvitjeje të përbashkët ushtarake mes Iranit dhe Irakut, dy vende që kanë një histori marrëdhëniesh të përgjakshme dhe kanë qenë për një kohë të gjatë rivalë strategjikë në rajonin e Lindjes së Mesme. Stërvitja do të zhvillohet në disa kalime kufitare me Iranit dhe Rajonit Autonom Kurd në Irak. Po kështu, ushtarët iranianë morën pjesë edhe në një stërvitje ushtarake turke, zhvilluar afër kufirit iraken. Zhvillimet pasojnë edhe refuzimin nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit që të dorëzojë kontrollin e kalimeve kuditare me Irakun, siç iu kërkua nga Iraku, Irani dhe Turqia. Baghdadi zyrtar ka njoftuar se për marrjen e kontrollit do të veprohet ushtarakisht në koordinim me Turqinë dhe Iranin, një vendim që afron përplasjen ushtarake. 

http://www.aljazeera.com/news/2017/09/iran-iraq-hold-joint-border-drills...

Të trija vendet janë bashkuar kundër kurdëve edhe me vendime në aspektin ekonomik, ndërkohë që edhe ShBA, që i ka kurdët aleatë në terrenin sirian, nuk kanë njohur referendumin. Çështja kurde konsiderohet si më delikatja në Lindjen e Mesme, pasi ajo implikon një popullsi prej rreth 34 milionë banorësh dhe të paktën 4 shtete në mënyrë të drejërdrejtë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.