Duka: Po ndërtohen inceneratorë për djegien e plehërave
Mazhoranca e tërhoqi ligjin për mbetjet por dyshimet janë se drafti do të risillet në parlament me "garancitë" që është diskutuar në publik.
Dyshimet se mazhoranca do ta kalojë ligjin përforcohem edhe nga ndërtimi i iceneratorëve për djegien dhe asgjesimin e mbetjeve. Këtë ide mbështet edhe kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste në një intervistë për gazetën "Koha Jonë".
"Dyshimet e mija kanë lindur nga fakti se mazhoranca po ndërton inceneratorë ose djegës të plehrave, të cilët përbëjnë jo vetëm rrezik për ambientin, por rrëzojnë industrinë e riciklimit.
Pra nëse po ndërtojnë furrat djegëse në gjithë Shqipërinë, dhe kapaciteti i tyre është më i lartë se mbetjet që ne prodhojmë, do të thotë se kanë bërë llogaritë që shpejt apo vonë të importojnë mbetje nga jashtë"- thekson Duka, duke folur për nisma konkrete të qeverisë.
"Për shembull, pak muaj më parë është dhënë leja për ndërtimin dhe menaxhimin e një inceneratori për djegien e mbetjeve spitalore dhe kafshëve të infektuara në Shijak. Prandaj duhet të bëhemi gati, do të na i sjellin përsëri nëse nuk reagojmë. Ne si PAA kemi protestuar me kohë kundër inceneratorëve dhe mbetjeve, dhe do ta bëjmë sërish"- shton kreu i PAA-së.
Add new comment