AKEP: Pse Vodafone duhej t’ua hiqte policëve paketat falas

Postuar në 21 Shtator, 2017 18:29

Para dy javëve, TemA TV i kërkoi shpjegime Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për urdhrin e dhënë rreth paketave që kompania Vodafone u ofronte punonjësve të Policisë së Shtetit. Pas këtij urdhri, policëve iu hoqën paketat ku ofroheshin falas thirrjet telefonike me njëri tjetrin për llogari të punës së tyre.

Vodafone u shpreh se ishte kërkesa e AKEP-it që numrat me “41” të mos ishin falas. Nga ky urdhër që justifikonte prishjen e marrëveshjes nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kompania Vodafone, po arkëtohen nga xhepat e policëve 60 milionë lekë në muaj.

AKEP thotë se detyrimi për mos-diskriminim në tarifa është vendosur nga ky Ent dhe nënkupton ndër të tjera se një operator nuk mund të ofrojë biseda falas brenda rrjetit/grupit.  Një operator celular (përfshirë Vodafone Albania) e ka të ndaluar që për një pagesë fikse mujore/ditore etj të ofrojë vetëm thirrje brenda rrjetit/grupit. Nëse në pagesë fikse përfshihet një sasi minutash brenda rrjetit/grupit operatori duhet të përfshijë në këtë pagesë fikse të njëjetën sasi minutash drejt rrjeteve të tjera celulare ose që pagesa fikse perfshin X minuta thirrje (brenda dhe jashte rrjetit celular).

Përgjigjia e AKEP është se vendosi këtë masë regullatore për të katër operatorët celularë për të shmangur/eliminuar problematiken e diferencave shumë të mëdha në tarifat e thirrjeve brenda rrjetit dhe thirrjet jashtë rrjetit celulare, ku përdoruesit celularë mund të përfitonin mijëra minuta ‘falas’ brenda rrjetit por kosto/shpenzime të larta për thirrjet drejt rrjeteve të tjera celulare.

 

Tema Tv

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje koncesion i tille telekomunikacioni nuk para ekziston ne vende te tjera! Per faktin e thjeshte se eshte e ndaluar nga kushtetuta, e cila i ka ndare pushtetet, kompetencat, detyrat. Dukre jetuar ne nje shtad te tille civilizimi juridik, policia e ka per detyre ta gjeje vete rrugen e komunikimit te punonjesve te saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.