Presidenti i Komisionit Europian - Strategji për pranimin e suksesshëm në BE të Serbisë dhe Malit të Zi

Postuar në 15 Shtator, 2017 00:04

Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar edhe njëherë në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndonëse këto ditë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar edhe njëherë se BE-ja nuk do të zgjerohet deri në vitin 2019, ai ka iniciuar një lëvizje që ndihmon në mënyrë të posaçme Beogradin dhe Podgoricën. 
Mediat raportojnë për një letër që Juncker i ka nisur presidentit të Parlamentit Europian dhe kreut të Këshillit të Europës, përmes të cilës njofton planin e Komisionit për krijimin e Strategjie për Pranimin e Suksesshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në fund të vitit 2018. Juncker vendos si perspektivë anëtarësimi për këto vende vitin 2025, pra 8 vjet nga tani. 

Një afat i qartë dhe shpresëdhënës për të dyja vendet, edhe pse deri më sot shumë zyrtarë të BE-së kanë deklaruar se për integrimin nuk mund të vihen afate. Serbia dhe Mali i Zi përmenden si dy kandidatët kryesorë nga Ballkani Perëndimor për t’iu bashkuar BE-së në kuadër të prioriteteve të një dokumenti që adreson çështjet e unionit. Praktika e letrës është e zakonshme në çdo muaj shtator, kohë kur presidenti i Komisionit flet para Parlamentit Europian, në të cilën renditen arritjet e një viti. Pas këtij momenti pason edhe letra e cila këtë vit duket se shikon me vlerësim Serbinë dhe Malin e Zi, dy vende të konsideruara si potencialisht me rrezik nga ndikimi rus. 
Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Bosnja, mbeten kështu në vend të fundit të procesit të integrimit dhe nuk duhet lënë pa peshuar këtu qoftë komponenten fetare, qoftë problemet etnike, qoftë ato kufitare. 

https://europeanwesternbalkans.com/2017/09/14/juncker-announced-strategy...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.