Religjioni në shërbim të politikës / Shugurimi i Katedrales, “Nënë Tereza” në Prishtinë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/09/unnamed_2017_09_06_21.jpg?itok=cUvlMLLW)
Shugurimi i Katedrales, “Nënë Tereza” në Prishtinë, kishte hapësirë madhështore në media. E kjo është në rregull, gjithsesi. Por, përpos elementit fetar, që me pompë u shpërnda nga media shqipe, në sipërfaqe doli edhe një aktor tjetër. Ai politik-ideologjik.
Këtu u pa se simboli, ikona, pra fotografia, ka pëshën e madhe. U vërtetua se pamorja ka rëndësi të jashtëzakonshme shprehëse.
Përse e them këtë e pse mendoj kështu?
E them këtë sepse, Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, gjatë fjaës përshëndetëse, përdori zhargonin politik e ideologjik " kosovarë" dhe shqiptarë! Por, vëmendjen, në hapsirën e Katedrales, të tërhiqte përdorimi, jo i barazpeshuar, i pamores nga organizatori/regjizori.
- Flamuri kombëtar, si simbol/ikonë e identitetit, këtu, u përzvogëlua para ikonave/figurave fetare. Shofim se si dy flamujë janë të hedur, shkujdesshëm, në dysheme, ashtu pa takt, pa emocione e pa rrespekt, të ndrydhur si letër për përdorim higjenienik!
- Ikona/Forografia e religjionit, në Katedralen "Nënë Tereze", për publikun e në publik, duket më e madhe dhe zë vënd më të madh, e më të respektueshëm, në hapsirën ku ajo është vendosur. Ikona fetare del mbi ikonen e identitetit kombëtar,: Është më e madhe sesa ikona e flamurit dhe ka një vendosje të rrespektueshme, me emocione e me kujdes, para tavolinës mbretërore me carcaf të bardhë.
Kjo vendosje, e kjo pozitë e pabarabartë e ikonave, është problemtike për publiken dhe, dërgon mesazhe të dykuptimta, të kontrolluara e të parrallogaritura për konsumuesin publik.
Evropianët/Perëndimorët, pra ne shqiptarët, shkruajme e lexojme tekstin duke filluar nga e majta në të djathë. Kështu "lexohet", dhe kuptohet, edhe fotografia. Pra, e rëndësishmja fillon nga e majta në të djathtë. Edhe në fushën e reklamës vizuele/pamore, gjërat, objektet, artikujt që duhet theksuar më mirë, e për t'ju dhuruar më shumë vëmendje, ndkim psikologjik e rrespekt, i vendosim në të majtë, e më pas fillojnë ato më pak të rëndësishmet, pra nga e djathta e poshtë faqes, në formën e shkronjës "S". Shikoni me vëmendej vendosjen e figurës fetare dhe atë të flamujve. Së pari (nga e majta) ikona fetare ne shkëlqim, e më pastaj, pas ikonës fetare, të renditura, e të hedhura në dysheme, flamuri kombëtar dhe ai "shtetërorë".
Si njohës i shkencave të retorikës vizuele, mendoj, se ikona e flamujëve, në këtë hapsirë publike fetare, e që doli në publik përmes medias, është keqpërdorur dhe është përdhosur. Flamuri si ikonë, i mbrojtur me ligj e me kushtetutë, nuk është nderuar nga institucionet shtetërore, e as nga ato fetare.
Si përfundim mund të them se përdorimi i ikonave kombëtare nga religjioni e politika, ashtu siq po ndodhë në Tiranë dhe në Prishtinë, do të shkakton përqarje, hidhërim dhe pakënaqësi tek masat. Pamorja/fotografia nuk është gjithmonë e padjallëzuar nuk është e paqëllimt. Ajo shpesh nuk është e ëmbël, nuk është e këndshme.
Fotografia fetare, këtu, në Katedrale, tregon se religjioni, është shpresa, e dashuria, e nderuara e popullit. Fotografia/ikona fetare, e kundërta e asaj fotografie të Flamurit kombëtar, rrezaton paqe, nderim, pasuri, krenari e shtet.
Shteti dhe politika duhet ndarë nga Reljigioni. Gazetaria, poashtu.
Add new comment