Europa ka problem Erdoganin
Europa ka problem Erdoganin dhe kjo kosto bie mbi Turqinë, të cilës po i mbyllet dera nga Brukseli. "Turqia po largohet nga Evropa dhe kjo e bën të pamundur që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian", tha zëdhënësi i Komisionit Europian të hënën, duke bërë të qartë se çdo vendim për të ndaluar zyrtarisht procesin e negociatave të pranimit të Turqisë varet nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit dhe jo nga Komisioni.
Deklarata të ngjashme u bënë nga Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker javën e kaluar, dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka bërë thirrje për ndalimin e bisedimeve të pranimit të Turqisë përpara zgjedhjeve gjermane.MDeklaratat e zyrtarëve europianë se veprimet e autoriteteve turke e bëjnë "të pamundur" anëtarësimin e Turqisë në familjes evropiane ka nxitur reagimin e ashpër të Ankarasë.
Presidenti turk Erdogan, kërkoi nga politikanët gjermanë të heqin dorë nga populizmi, ndërsa ministrit turk për çështjet europiane Omer Chelik e quajti mundësinë e ndalimit të bisedimeve të pranimit të Turqisë sulm ndaj parimeve themelore të Bashkimit Europian. Erdogan nga ana e tij kërkoi t'i jepet fund kësaj atmofere të trazuar në marrëdhëniet e Turqisë me Gjermaninë.
Add new comment