Deklarata lufte nga Athina drejt Turqisë
Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu se zona e disa ishujve të Egjeut ka status të kontestueshëm dhe se mes Turqisë e Greqisë nuk ka një marrëveshje për ndarjen e kufijve detarë, ka reaguar ashpër presidenti grek Prokopis Palvlopulos. Duke folur në përvjetorin historik të çlirimit të qytetit të Almyros nga turqit më 17 gusht 1881, presidenti grek tha se "kufijtë e Greqisë, të cilat janë edhe kufijtë e Bashkimit Evropian, me të gjitha pasojat që rezultojnë përfshi shelfin kontinental, detin territorial dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike janë të parcaktuara qartë”- shtoi presidenti grek. Pavlopulos tha se Athina nuk do të dorëzohen para asnjë shantazhi dhe se rimëkëmbja ekonomike ka shtuar optimizmin e gjenerateve te reja.
"Greqia sillet në politikën ndërkombëtare në përputhje me ligjet europiane dhe ndërkombëtare. Jemi një fuqi që punojmë për paqen dhe zhvillim në rajonin e Ballkanit Juglindor dhe në kontekstin më të gjerë të Bashkimit Evropian. Megjithatë, nëse është e nevojshme, ne, grekët, ne jemi të përgatitur për të mbrojtur në mënyrë efektive kufijtë, territorin dhe sovranitetin e vendit tonë, i cili është edhe sovraniteti i Bashkimit Evropian. Këtë të vërtetë e dinë mirë miqtë tanë,dhe armiqtë tanë"-deklaroiPavlopulos. Kufijtë detarë janë një çështje e hapur edhe mes Greqisë e Shqipërisë, një zhvillim që ka ngrirë marrdhëniet dhe që mund të jetë më pasoja për integrimin e Shqipërisë në BE.
Add new comment