Dokumentari provokues i "Channel 4" për princeshën Diana (Video)
"Channel" 4 transmetoi të dielën një dokumentar mbi princeshën Diana, të titulluar “In Her Own Words”, pikërisht sepse ishte një rrëfim bazuar në fjalët e vetë Dianës, të regjistruara nga trajneri i saj personal i quajtur Voice Couch. Kërto regjistime mund të shpjegojnë gjithçka në lidhje me karakterin dhe personalitetin e saj të shumë diskutuar në raport me familjen mbretërore dhe princin Karl. “Prindërit e mi nuk më thanë kurrë se duan" Kjo mund të jetë një nga fjalit më pak sensacionale që Diana ka thënë në rrëfimet e saj.Shtypi britanik reagoi vakët, duke folur kryesisht për një tjetër shantazh ndaj familjes mbretërore, ndërsa Pallati, Princi Charles, dhe dy djemtë nuk kanë bërë asnjë koment.
Sex dhe videokaseta
Çfarë i rrëfente Diana trajnerit të saj duke e ditur se ai i regjistronte takimet e tyre? “Hera e parë që e pa princin Çarls në një ndeshje regbi iu duk një gjë e bezdisshme, ndërsa puthje e parë ishte një ngerdheshje aristokratike, por edhe mënyra si kërkonte ta bënte për vete i ngjante një qeni që ngatërrohej vazhdimisht në këmbët e saj . Ajo kujton se para martesës Charles i telefononte vazhdimisht për një javë, pastaj zhdukej dhe rishfaqej pas tre javësh. Thoshte se ndihej e lënduar thellë kur në konferencën e përbashkët me Charles në ditën e fejesës së tyre, pyetjes së një a gazetari nëse ndihej e dashuruar ajo i ishte përgjigjur se sigurisht ishte e dashuruar me burrin e saj të ardhshëm dhe trashëgimtarin e fronit. Por më pas dëgjoi komentin e Charles se "Çfarë do të thotë të jesh i dashuruar?"
Peter Setelen u bë dëgjuesi i përsosur duke mos thënë asgjë: nga fëmijëria e Dianës dhe trauma braktisjes që i ka shkaktoi ndarjen e prindërve të saj, deri në urrejtjen e njerka së saj, episodet bulimike që e trazonin për vite, incidenti i papërshtatshëm me Charles, që mbyllej në tualet për të kryer seks në telefon me Camilla Parker Boëles, si dhe marrëdhëniet mjaft të ftohta me mbretëreshën. Diana rrëfen se kur i kishte kërkuar me të qarë këshilla mbretëreshës Elizabeth kur marrëdhënia e saj me Charles filloi të zbehej pas lindjes së Harry në vitin 1984, ajo i kishte thënë "Nuk e di se çfarë duhet të bëni. Charles është i padobishëm”
Si strehë ku mund të mbështetej në ato vite të vështira Diana kishte truprojen e saj Bari Manaki. Diana rrëfente se ishin njohur në vitin 1985 dhe ishte aq e hipnotizuar sa kishte menduar t’i linte të gjitha dhe të zhdukej me të. E frenonin vetëm dy fëmijët. Një vendim i tillë padyshim do ishte marrë nga dëshpërimi. Dashuria platonike e Dianës me Manakin zgjati dy vjet. Në vitin 1987 truproja 40-vjeçare u largua nga shërbimi. Disa muaj më vonë ai mbeti i vdekur në një aksident me motor e tij. Diana, e cia kishte humbur gjurmët e tij, e mësoi lajmin nga Charli, teksa ndodheshon të dy në festivalin e filmit në Kanë. "Pak para se të dilja nga limuzina, më tha se ish-truproja ime kishte vdekur". Pavarësisht lajmit tragjik asnjë prej atyre që shoqëruan atë natë nuk kuptuan asgjë. Diana, gjatë viteve në familjen mbretërore kishte mësuar të shtypte ndjenjat e saj, të gëlltiste dhimbjen dhe zemërimin, të ishte uniformën e punës dhe një buzëqeshje e sofistikuar, mjaftonte si dëshmi për ditët e lumtura të saj në Pallat.
Në vitin 1992 Diana kishte arritur në përfundimin se ishte koha për të hequr maskën, ishte koha për të hapur zemërimin e saj, të shkarkonte stresin, të bëhet një grua tjetër, më e mençur dhe me më shumë besim në veten e saj. Kishte vetëm një mënyrë që ajo të dilte në sipërfaqe dhe të mos humbte në vorbullën e thashethemeve në raport me martesën e vdekur të saj në vitin 1985, jetën seksuale, partnerët kalimtarë, madje dhe gjendjen e brishtë psikologjike. Ia kishte rrëfuer edhe babait të saj në një letër ku i kërkonte albume fotografish të familjes për të shkruar një libër autobiografik.
E kishte ndërmarrë këtë hap vetëm me pëlqimin dhe bashkëpunimin e gazetarit Andreë Morton. Ajo e dinte se kishte vetëm një mënyrë për t'iu kundërvënë sulmitë orkestruar nga Charles, të flishte për veten dhe ato që kishte jetuar në 11 vjet martesë me princin. Këto dëshmi u publikuan në në dokumentarin e Channel 4.
Add new comment