Industria e seksit online, apo aty ku “shet mendjen dhe jo trupin”
BBC-ja i kushton sot një shkrim biznesit të seksit online, apo vajzave të kamerave(webcam –girls) në Rumani. Klientët që logohen janë nga Amerika e Veriut dhe Europa Perëndimore. Dy kate në një godinë në Bukuresht janë “kompeksi” i këtij biznesi që ushtrohet në 40 dhoma të dekoruara sipas shijes së duhur për këtë punë. Ata që rrinë përballë kamerës quhen “modele”, kurse ata që shikojnë “anëtarë”. Paratë fillojnë të gjenerohen për “modelet” kur “anëtari” i kërkon kalimin në linjë private të kameras së instaluar në PC.
Të ardhurat mesatare nga ky biznes janë impresionuese: 4000 euro në muaj që është afërsisht 10 herë më shumë se mesatarja rumune. Po kaq fiton edhe Studio në fjalë nga puna e një modeleje nga komunikimet online të saj. LiveJasmin – faqja që strimon përmbajtjen e filmuar në dhomat e dykatëshit në fjalë dhe që përgjigjet për mbledhjen e parave përmes kartave të kreditit nga kilentët, fiton dyfishin: 8 000 euro. Çka do të thotë se një “modele” gjeneron 16 mijë euro në muaj. BBC-ja thekson se LiveJasmin është faqja më e madhe në botë për hostimin e materialeve të ëebcam: 35-40 milionë përdorues në ditë dhe 2000 “modele” aktive online në çdo moment. Kjo industri e webcam gjeneroi në vitin 2016 2-3 miliardë euro.
Sekreti i suksesit për modelet: duhet të dish të thuash diçka, përndryshe “anëtaari” ikën. Studio rumune është ngritur në nivel profesional, ajo ka punësuar edhe trajnues dhe një mësues anglishteje. Ky i fundit u mëson vajazave gjuhën angleze, por edhe se çfarë është fetishi etj.; vajzave u jepet edhe një libër për gjestet sepse “femra duhet të jetë sensuale, e zgjuar dhe e bukur”. Studio20 ka 9 filiale në Rumani vetëm. Ajo të lejon edhe të punosh nga shtëpia. Çfarë është më e papritura? Sipas vajzave ka meshkuj që hyjnë online për të gjetur dashurinë. Sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për seks online, por për marrëdhënie online, për të biseduar etj..
“Është biznes ku ti shet mendjen jo trupin”, thotë një prej vajzave që pranon se shumë vajza të tjera lënë punën sepse mendojnë se po shiten apo shfrytëzohen.
4000 euro janë një e ardhur jo e vogë në një biznes që lidhet detyrimisht me kohën që jetojmë, të internetit, të komunikimit. Një botë që i lë pa vend imagjinatës së asaj që do të jetë bota e së nesërmes kur sheh këto ritme dhe këtë materializëm ekstrem ku po zhytet.
Add new comment