Kërkesë për referendum për rivendosjen e monumentit të Enver Hoxhës
Gazeta “Dita” publikonte dje në faqen e vet online një letër që thuhet se është nënshkruar nga 93 veteranë dhe pasardhës veteranësh të Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare. Letra në fjalë sugjeron për autoritetet më të larta të vendit heqjen e monumentit të Ahmt Zogut dhe një referendum për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës. Thuhet ndër të tjera në letër:
Në këtë letër-peticion që ju dërgojmë Ju zoti President dhe Ju zoti Kryeministër, parashtrojmë dy kërkesa të drejtpërdrejta, sa të thjeshta, por edhe po aq të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
E para. Njëzet e ca vjet më parë u vendos në mënyrë arbitrare emri i Ahmet Zogut, një pjese të Bulevardit që ka mbajtur dhe mban emrin “Dëshmorët e Kombit”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, po në mënyrë arbitrare u vendos pesë vjet më parë në atë Bulevard dhe një statujë e Ahmet Zogut, ish-mbretit që ka shitur pjesë të trojeve të atdheut, që e tradhtoi këtë vend në momentet më të vështira të tij në prill 1939.
Ai monument fyen një komb të tërë. Ai monument duhet hequr një sahat e më parë, jo thjesht se u vendos në mënyrë të paligjshme, por se Zogu nuk e meriton atë statujë.
Së dyti. Lidhur me qëndrimin ndaj Enver Hoxhës, mendojmë se ka ardhur koha që figura e tij si udhëheqës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të vihet në vendin që i takon. E dimë që përmendja e emrit të Enverit politikanëve tanë iu shkakton sëkëlldi. Por këtë çështje e zgjidh fare mirë një referendum lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj Enver Hoxhës.
Add new comment