Ministrat teknikë, operativë që ditët e para. Dyfishohen tarifat e përmbarimit
Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, nën drejtimin e ministrave teknikë të PD-së, kanë vendosur dyfishimin e tarifave të përmbarimit. Sipas Top-Channel që raporton për udhëzimin në fjalë, bankat kanë reaguar duke e cilësuar atë si abuziv dhe motivuar nga interesa të dyshimta.
"Tarifat e reja të larta janë abuzive dhe subjektive për shkak se nuk bazohen në asnjë analizë profesionale. Udhëzimi është i papranueshëm dhe tërësisht në kundërshtim me frymën e ligjit dhe përpjekjet e qeverisë për të ulur kreditë e këqija. Tarifat e reja krijojnë një barrë shtesë mbi sektorin bankar, komunitetin e biznesit dhe të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e bankave.
“Pagesa e përmbaruesve përbëhet nga dy tarifa. E para është tarifa fikse. Ajo i parapaguhet përmbaruesit ende pa u kryer shërbimi dhe është e pakthyeshme. Ndërsa tarifa e dytë është e lidhur me suksesin e ekzekutimit të pengut. Përmes udhëzimit të datës 26 qershor, pra vetëm një ditë pas zgjedhjeve, dy ministrat teknikë të opozitës kanë dyfishuar tarifën e pakthyeshme duke e çuar deri në 10 për qind të vlerës së pronës. Sipas bankave kjo përkeqëson situatën, pasi duke fituar pagesa të majme paraprakisht shoqëritë e përmbarimit nuk kanë më motiv të ekzekutojnë pronat e vëna peng”, nënvizon TCh.
Kjo vetëm për bankat, por këtu preken edhe qytetarët. Çfarë çudit është se si ka mundësi që dy ministra teknikë të kenë patur në vëmendje këtë akt një muaj pasi erdhën në detyrë.
Add new comment