Ministri serb i Mbrojtjes: Po armatosemi sepse po armatosen të gjithë. Ushtria për luftë është

Postuar në 02 Gusht, 2017 16:12

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin ka bërë sot disa komente rrethe strategjisë ushtarake serbe dhe armatosjes së vendit. Sipas Vulin armët dhe ushtritë janë bërë për luftë dhe jo për paqe, duke shtuar se me dokumentin e ri që do të publikohet në fund të vitit do të zbardhen kërcënimet që vlerëson ushtira dhe përgjigjet ndaj tyre. Ai ka shtuar se nuk ka ushtri në botë që të disponojë burime njerëzore, struktura të mjaftueshme, që të përballojë e vetme sfidat që I shtrohen për zgjidhje. Sipas tij përgatitja ushtarake kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë. Duke folur për çështjen e armatosjes që ka qenë në qendër të shumë deklaratave, Vulin tha ndër të tjera se:

Të gjitha fuqitë e mëdha po thonë se bota po bëhet më pak e sigurtë….Kur një vend që ka 1 miliardë banorë dhe një nga ushtritë më të mëdha konsideron të domosdoshme të shtojë përpjekjet për sigurinë, pse mendoni se Serbia nuk duhet ta bëjë? Ne duhet të kujdesemi për veten, e vetmja gjë ku mund të besojmë është Serbia dhe serbët”, tha Vulin gjatë Ditës së Forcave Ajrore në aeroportin e Bjatanicës.

Ndërkohë që Vulin bën këto deklarata, presidenti serb Vuçiç ndodhet në Mal të Zi me rastin e samitit të thirrur nga zv.presidenti amerikan Mike Pence. Serbia prej kohësh sillet si një aktor neutral, që mban marrëdhënie edhe me SHBA edhe me Rusinë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.