Supervullkanët dhe kërcënimi ekzistencial për njeriun

Postuar në 25 Korrik, 2017 10:58

Campi Flegrei – Fushat që  digjen – po rizgjohen. Është fjala për një zonë në gjirin e Napolit në Itali poshtë të cilit ndodhet një supervullkan që po jep shenja jete pas një “gjumi” të gjatë. BBC-ja i kushton një shkrim të gjatë kësaj çështjeje që është shqetësuese. Qeveria italiane u detyrua të rrisë nivelin e kërcënimit nga supervullkani në fjalë në dhjetor të vitit 2016.

Campi Flegrei konsiston në një rrjet dhomash të nëndheshme, krijuar qindra mijëra vjet më parë që që shtrihen nën tokë nga Napoli drejt Mesdheut. Zona është krijuar nga shpërthime të mëdha në disa kohë: 200 mijë vjet më parë, 39 000 vjet më parë, 35 mijë vjet më parë dhe 12 mijë vjet më parë.

Në vitin 1538 pati një “ngjarje të vogël” krahasuar me këto që u përmendën më sipër e që solli krijimin e Monte Nuovo – Malit të Ri.

Rreth 500 vjet qetësi për t’u zgjuar së fundmi në një zonë mbi të cilën jetojnë 500 mijë njerëz. Një studim I majit 2017 konkludonte se vullkani ka përparuar drejt pikës së shpërthimit për dekada me radhë, shpërthim I cili nuk dihet se kur do të ndodhë dhe sa i madh do të jetë.

Një parashikim është se Campi Flegrei mund të shpërthejë në shkallën e një shpërthimi të dhunshëm Strombolian, sipas emrit të vulkanit tjetër në Itali. Llava e shkrirë dhe gazi vullkanik arrin deri në mijëra metra në atmosferë dhe kjo është katastrofike për zonë, por në krahasim me potencialin e zonës, ky lloj shpërthimi konsiderohet i vogël.

Shpërthimi më i madh në këtë rajon është ai I 39 mijë viteve më parë që mendohet se hodhi 300 km3 shkëmb të shkrirë deri në 70 km lart, në stratosferë bashkë me 450 mijë tonë dioksid sulfuri. Reja e hirit mbërriti deri në Rusinë Qendrore. Pjesa më e madhe e bregut të Mesdheut, Italia e gjitha, Europa Lindore u mbuluan nga një perde hiri 20 cm e trashë që mendohet se ka shkatërruar vegjetacionin dhe ka krijuar një shkretëtirë të stërmadhe. Pjesa më e madhe e Rusisë u zhyt nën renë e hirit 5 cm të trashë e mjaftueshme për të shkatërruar jetën e bimëve për dekada.

Sipas ekspertëve italianë hiri përmban florin, që ka një ndikim të fortë mbi vegjetacionin dhe kafshët. Sasia e madhe e dioksidit të sulfurit mendohet se ka provokuar një dimër vullkanik, pasi ai bllokon rrezatimin e Diellit të mbërrijë në tokë. Për krahasim shpërthimi gjigand në malin Pinatubo në vitin 1991 bëri pikërisht këtë gjë: ai uli përkohësisht temperaturën globale me 0.6 gradë Celcius. Shpërthimi I 39 mijë viteve më parë në Napoli ka patur ndikim shumë më të madh, pasi sipas disa shekncëtarëve mendohet se ka ulur temperaturat në Europë me 4 gradë Celcius. Ka shumë spekullime për atë që ka pasuar. Datimi i supershpërthimit përkon me zhdukjen e Neandertalit, duke bërë një lidhje mes të dyja ngjarjeve, ndonëse gjurmë arkeologjike të Neandertalit indentifikohen edhe 10 mijë vjet më parë.

“Pas shpërthimit, sitet arkeologjike të Neandertalit jendet vetëm në Francë dhe Spanjë”, shprehet Antonio Costa nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Bolonja. Sipas tij kjo mund të shpjegohet me faktin se këto dy rajon mbetën jashtë ndikimit të shpërthimit, për shkak të krahut të erës që frynte nga Lindja. Ka edhe një tjetër argument sipas të cilit shpërthimi shtyu në kohë mbërritjen në Europë të Homo Sapiensit duke lënë edhe pak kohë për Neandertalët.

Campi Flegrei nuk është i vetmi. Toka dhe historia gjeologjike e saj flet për një serial ngjarjes apokaliptike nëse ato shihen me sytë e njeriut. Në Kolorado të SHBA ndodhet një kanion 100 km në diametër dhe 1 km I thellë që konsiderohet si prova e shpërhtimit më të madh të njëkohshëm në historinë e planetit. 28 milionë vjet më parë me një masë të hedhur në ajër prej 5 000 km3.

75 mijë vjet më parë në Indonezi ndodhi thuajse e njëjta gjë vetëm se vullkani aty mbetet aktiv. Liqeni Toba, që sot vizitohet nga turistët është një gropë e stërmadhe, gjurma easaj që konsiderohet ngjarja klimaterike më ekstreme në historinë njerëzore.  Në vitin 1990 u zbuluan depozita të mëdha hiri me origjinë nga Toba në sedimentin nënujor të përhapur në oqeanin Indian e madje së fundmi gjurmë të këtij shpërthimi janë gjetur edhe në Detin e Kinës Jugore, detin Arabik dhe në liqenin Malavi, 7000 km larg Tobas. Por çfarë çliroi Toba nuk ka shumë qartësi. Nëse masa e shpërthimit do të ketë hedhur në atmosferë sasi të mëdha të dioksidit të sulfurit dimri vullkanik që ka pasuar ka mbajtur qiellin të errët, pra ka penguar depërtimin e dritës, për 6000 vjet.

Yellowstone është një tjetër zonë ku pulsi shkatërrimtar rreh fort. Njeriu u ka mbijetuar disa shpërthimeve që janë në fakt ngjarje kataklizmike. Ikja nga vatra ka qenë një zgjidhje imediate, por sot kjo mënyrë është e vështirë. Mund të përfytyrohen qindrat e mijëra të vdekurit nga një supershpërthim i ri.

Shkencëtarët thonë se në pesë zhdukjet masive të 500 milionë viteve të fundit fosilet e gjetura përkojnë me shpërthime llave, që nuk ishin ngjarje të njëkoshme dhe menjëhershme, por zhvilloheshin në vijimësi për qindra, në mos mijëra vjet. Kjo histori nuk ka pëfunduar, ajo do të përmbushë ciklin e vet. Se kush është stacioni i radhës nuk dihet, shkencëtarët thonë se dikur në 50 milionë vitet e ardhshme do të ketë një përmbytje llave. Diçka e jashtëzakonshme për njeriun, por jo për Tokën.

Me shkurtime nga: http://www.bbc.com/future/story/20170724-would-a-supervolcano-eruption-w...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.