Raportimi i një aksidenti në Librazhd
Portali Info Elbasani përcjell një lajm mbi një aksident në zonën e Librazhdit. Po e pasqyrojmë raportimin siç është për të kuptuar jo vetëm natyrën e aksidentin, por edhe mënyrën si është përcjellë.
.......
I del përpara mjetit për ta ndaluar që të mos rrëshqasë në dishezë, por ai e zë poshtë dhe vdes 49 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vulçan të Njësisë Administrative Qendër në Librazhd. Familjarët kanë nisur për në spital shtetasin Xhevahir Menalla, 49 vjeç me banim në këtë fshat pasi ka marrë plagë të rënda ngaqë e ka shtypur automjeti. Por sipas mjekëve ai ka mbërritur i vdekur dhe nuk ka pasur asnjë shans shpëtimi. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ekspertët për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.Sipas të dhënave të para ngjarja ka qenë aksidentale.
Add new comment