Stakohet hidrocentrali i Fierzës, në dy muaj 46.5 milion euro import të energjisë
Korporata elketroenergjitike ka bërë stakimin e hidrocentralit të Fierzës. Niveli i ujit po prek minimumin e lejuar, ndërsa kaskada punon sipas një grafiku i cili varet vetëm nga prurjet natyrale në basen. OSHEE dhe KESh thonë se e kanë në dorë situatën dhe se mund të përballojnë blerjen e energjisë edh enëse thatësira zgjat deri në muajin nëntor. Aktualisht e gjithë kaskada e Drinit nuk punon dhe është stakuar për të mos prekur sasinë e ujit në basenet e hidrocentraleve. Niveli i ujit Fierza është në kuotat më të ulta vjetore, duke shkuar në 271 metra.
Thatësira e madhe që prekur Shqipërinë ka detyruar kompaninë e shpërndarjes të bëjë dy herë importe gjatë korrikut, ndërsa shpenzimet për blerjen e energjisë kanë prekur fondin e investimeve të OSHEE-së. Petraq Lika, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes, thotë për Tv Klan se pavarësisht situatës, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë dhe se nëse thatësira zgjat importet garantohen nga kompanitë publike deri në muajin nëntor.
Deri tani janë shpenzuar 24 milion euro për blerjen e energjisë, ndërsa për gushtin KESH ka në dispozicion një fond prej 22.5 milion eurosh për të bërë importe, duke çuar faturën vetëm në dy muaj në 46.5 milion euro.
Add new comment