WiFi falas në vendet e BE

Postuar në 17 Korrik, 2017 12:22

Me logimin WiFi4EU Komisioni Europian dëshiron të ofrojw akses falas tw internetit pwr qytetarwt (Wi-Fi) dhe vizitorët në vende publike të tilla si parqe, sheshe, ndërtesa publike, biblioteka, qendra shëndetësore dhe muzeume në të gjithë Evropën.
Buxheti i programit WiFi4EU arrin në 120 mil Euro për periudhën 2017-2019 dhe do të mbështesë instalimin e pajisjeve moderne Wi-Fi në ambjentet publike. Financimi i programit WiFi4EU do të ndahet në mënyrë të barabartë mes shteteve anëtare, në mënyrë që tw mund të përfitojnë komunitete lokale deri në vitin 2020. Përmes përdorimit të këtij aksesi autoritetet lokale janë në gjendje të zhvillojnë dhe promovojnë shërbimet e tyre digjitale në fusha të tilla si e-government, e-shëndetësi dhe e-turizmit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.