Facebook nën hetim për shantazhim të përdoruesve
Agjencia Federale Gjermane për mbrojtjen e konkurrencës do të përfundojë në vitin 2017 hetimin për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust nga Facebook.Bundeskartellamt po e heton nga 2016-ta kompaninë Facebook pas dyshimeve për shkelje të privatësisë të përdoruesve të saj, duke shfrytëzuar dominimin e saj në rrjetet sociale.
Në mënyrë të veçantë po hetohet nëse Facebook ka arritur të marrë informacione shumë personale të anëtarëve të saj, pasi i ka shantazhuar me diskriminim social në internet. Pra Facebook i detyron përdoruesit të bien dakord për kushte që nuk i kuptojnë, ndërsa u merr vazhdimisht të dhëna që i mundësojnë dërgimin e reklamave që përputhen me preferencat e tyre për produkte potencialisht të dëshirueshme që Facebokk paguhet për t’i reklamuar, duke përvetësuar miliarda dollarë fitime . Facebook ka dy miliardë anëtarë. Të ardhurat vjetore të saj arritën 27 miliardë $.
“Bundeskartellamt konsideron se Facebook i shantazhon disi përdoruesit. Nëse ata nuk pajtohen me të gjitha kushtet e shërbimit, kompania i dënon me përjashtimin social nga platforma on line dhe me këtë armë arrin të ketë qasje në çdo gjë që ata bëjnë në internet”-thanë avokatët e agjencisë gjermane për britaniken “The Independent”.
Add new comment