Topalli në kundërsulm! PD afër një konfrontimi civil
Lulzim Basha është në konsultime intensive me Berishën për hapat e radhës që do të ndjekë përballë reagimeve që kërkojnë largimin e tij dhe e akuzojnë për manipulim të garës.Zërat kundër janë të shumtë dhe nuk kanë hezituar të dalin publikisht pamvarësisht mbrojtjes që Sali Berisha po i bën kryetarit të PD-së. Grupimi që kërkon largimin e Bashës kërkoi përmes Joezifina Topallit që Basha të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një gare të ndershme në Partinë Demokratike,
“Basha po kërkon të mbajë peng partinë. Është katastrofa e PD-së. Po kërkon ti shmanget dhënies llogari për humbjen katastrofale për zgjedhjet e fundit. Përmes garës së tij të rremë mund të shndërrohet nga humbës në fitimtar”- deklaroi Tiopalli në një konferencë nga selia e PD-së.
Basha duket se është zënë ngushtë pasi ndoshta nuk priste një reagim të tillë pas manovrës që gjeti për të mos dhënë doreheqjen. Kjo duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, pasi ai është paralajmëruar se nuk do lejohet të marrë peng partinë. Topalli u bëri thirrje demokratëve të mbrojnë partinë dhe kjo nuk përjashton një përplasje që mund të tejkalojë edhe normat statutore.
“Është katastrofa e PD-së falë strategjisë së gabuar, opozitës së përciptë, fake oposition, dhe taktikave elektorale të ngritura mbi glorifikimin e personalitetit të tij të rremë rrëzoi në gjunjë PD-në dhe i dha ndihmën më të madhe zotit Rama, bashkëudhëtarit dhe mikut të orëve të vona të kësaj vere, për fitoren e tij dërrmuese. Rama i kërkoi marrëveshje që të bëhej timonier, Basha e desh aq shumë sa e bëri kondotier. Ringritja e PD-së dhe revanshi politik nis vetëm me largimin e PD-së, demokratët e dinë shumë mirë”-shtoi Topalli. Pas konferencës për mediat, Topalli zhvilloi takim me një grup që kanë kërkuar largimin e Bashës.
Add new comment