Komisioni Europian zyrtarizon nismën paneruropiane për pensionet në vendet anëtare
Komisioni Europian ka zyrtarizuar nismën paneruropiane për pensionet. Që do të thotë se operatorët do të kenë mundësi që ofertat e tyre t’i bëjnë më konkuruese dhe të prezantohen jashtë tregjeve kombëtare. Oferta mund të prezanohet nga kompani sigurimi, banka, fonde pensioni, firma investimi etj.. Komisioni do të kërkojë nga të gjitha shtetet që të aplikojnë të njëjtën taksë me synimin që produkti të gjejë terren shpejt. Mekanizmi në fjalë shihet si një hap më tej në treg të pëërbashkët kapitalesh në BE, diçka që në çdo rast rrit ofertën për qytetarët që sot kanë mundësi të ruajnë kursimet e tyre përtej skemës tradicionale të pensioneve në sigurimet nacionale. Po kështu çlirimi i skemës e ul peshën e madhe financiare mbi skemat nacionale që janë përherë në varësi të lëvizjeve demografike dhe moshimit të popullsisë.
Add new comment