Ertugrul fiton garën e zgjedhjeve (Grafiku i audiencës)
Televizionet në Shqipëri e kanë bërë traditë tashmë që ditën e zgjedhjeve të jenë në transmetim maratonë që kur hapen kutitë e votimit e deri në daljen e rezultateve. Kjo për shumë arsye që lidhen me kontekstin e zhvillimeve, frymën politike apo interesin e shoqërisë dhe pritshmëritë mbi ndryshimin që mund të sjellë një proces i tillë.
Televizionet e kanë kthyer në një garë për të raportuar edhe detaje nga më të parëndësishme me lidhje live nga qendrat e votimit dhe kështu ndodhi edhe me këto zgjedhje. U rikthye i njëjti film me ndodhi të tipit, lista, boja, sekretari etj etj, kuriozitet që është tejkaluar nga shoqëria. Një trend që ndoshta shumë vite më parë në 2005 kur Sali Berisha u rikthye në pushtet kishte kuptim për aq kohë sa audienca kishte interes të madh për analizat dhe raportimet e medias.
Zgjedhjet aktuale nuk kanë audiencën e zgjedhjeve të kaluara. I vetmi nga televizionet private kombëtare që zgjodhi të ndjekë rrjedhën normale të programacionit, pra pa edicionet e posaçme për zgjedhjet, Tv Klan, raportohet të ketë patur audiencën më të lartë pas orës 10 të paradites, kur në program ishte ritransmetimi i serialit turk "Ertugrul". Në vend të dytë sipas grafikut renditet televizioni informativ News 24 dhe i treti Top-Channel që po ashtu është në transmetim maratonë. Te pakten ne fazen e votimit ato e kane humbur keshtu garën e interesit të zgjedhjeve pasi shqiptarët kanë preferuar një telefim.
Add new comment