Erdogan heq Teorinë e Darvinit nga kurikulat shkollore

Postuar në 24 Qershor, 2017 21:45

Nga viti i ardhshëm shkollor Turqia do të heqë nga kurikulat shkollore ato leksione të biologjisë ku flitet për Teorinë e Evolucionit, të Charles Darvin. Sipas Këshillit të Lartë të Arsimit në Turqi, kjo teori konsiderohet si kundër rrymës dhe tepër e ndërlikuar për tu kuptuar nga nxënësit e klasës së tretë.

Në përputhje me vlerat turke, kapitulli i titulluar “shfaqja e jetës dhe evolucioni” do të fshihet, pasi fëmijët e kësaj moshe nuk kanë nivelin e duhur për të kuptuar këto tematika, tha presidenti i Këshillit arsimor Alparslan Durmus.Metodat për teorine e evolucionit do të mund të studiohen vetëm nga studentët mbi 18 vjeç. E formuluar nga Charles Darvin në shekullin e XIX, ajo mohohet nga feja, e cila thotw se bota u krijua nga Zoti, siç shpjegohet në Bibël dhe Kuran.

Kjo nismë ka marrë kritika të shumta nga mbrojtësit e arsimimit laik në Turqi, të cilët thonë se ky program edukativ cënon themelet e shtetit modern, laik turk, të themeluar nga Mustafa Qemal Ataturku.

http://www.bbc.com/news/world-europe-40384471

Comments

Submitted by halil-preniqi@o... (not verified) on

Erdogan Sulltani teorin e Darvinit mund tae ndalë nga planprogramet shkollore ,por ky duhët ta e din se, të vertetën shkencore nuk mund ta e ndalë kurr, kjo ndales përkundrazi popullaten me vetdije të lartë Turke nuk do ta mund ta e ndal, përkundrazi kjo ndales do të i motivon dhe do të bëhet forcë reale kunder diktatures fashiste primitive .

Nga Halil Preniqi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.