“Nuk do të tolerohet asnjë ndërhyrje në zgjedhje”
Pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul ka dërguar një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas Daul PD-ja përfaqëson të vetmen alternativë të besueshme për ringritjen ekonomike të Shqipërisë dhe e vetmja që ka një plan konkret në këto zgjedhje.
Daul po ashtu ka tërhequr vëmendjen për eventualitetin e problemeve në zgjedhjet parlamentare.
“Çdo ndërhyrje apo synim për të interferuar rezultatet e zgjedhjeve nuk do të tolerohet. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare t’u përmbahen standardeve ndërkombëtare për të siguruar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. NJë Shqipëri demokratike dhe e fuqishme sjell stabilitet në Ballkan”, shprehet Daul.
Add new comment