Drejt një etape të re? Erdogan kërkon të vizitojë Athinën
Pas shumë kohëve tensione dhe përplasje, Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë iniciativën diplomatike me Greqinë. Mediat greke raportojnë se kryeministri turk, Binali Yildirim ka përcjellë ndaj presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, kërkesën e presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan për një vizitë në Greqi.
Sipas mediave, Pavlopoulos ka pranuar kërkesën duke marrë nga Yildirim edhe konsideratat turke për vizitën e tij të fundit në Stamboll, e para e një presidenti grek në 65 vjet.
“Ka shumë çështje për të cilat ne kemi qasje të njëjtë”, u shprehën të dy politikanët, duke theksuar se këto pika të përbashkëta shërbejnë për ndërtimin e marrëdhënieve të reja. Vizita ka rëndësi pasi ajo pason disa deklarime të forta të Erdogan, mes të cilave di veçuar ajo për mosnjohjen e Traktatit të Lozanës, ndërkohë që Athina zyrtare është përfshirë në një strukturë rajonale bashkëpunimi ekonomiko-strategjik me Izraeli dhe Qipron.
http://en.protothema.gr/president-prokopis-pavlopoulos-accepts-erdogans-...
Add new comment