Projektohen tensione, Meta flet për armatosje të popullsisë

Postuar në 17 Qershor, 2017 13:09

Ilir Meta ka marrë përsipër të bëjë jo vetëm detyrën e presidentit dhe kryetarin e LSI-së për zgjedhje, por edhe atë të Drejtorit të  Policisë. Nga Lezha ku vizitoi mbështetësin e LSI-së në fshatin Raboshtë të dhunuar mbrëmë Meta theksoi se nese policia nuk i lidh zagaret qe dhunojne ne fushate atehere populli armatoset.

“Nëse nuk kapen kriminelët, ateherë jemi të detyruar të armatosim popullin. Kemi dhene emra konkret te dhunuesve ne polici dhe ministrit te Brendshem dhe presim reagim. Kjo qe po ndodh eshte pabesi e Rilindjes, qe do te marre pushtetin me dhune. Njerezit tane mund te vendosen edhe para drejtorise dhe komisariatit per te kerkuar largimin e drejtuesve qe nuk permbushin detyrimin e tyre ligjor”- tha ish-kreu i LSI-së. Më herët ai deklaroi nga ambjentet e jashtme të parlamentit se kishte njoftuar ministrin e Brendshëm teknik se do të komunikonte vetë me shefat e policisë gjatë fushatës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.