Timonin në Ballkan e kanë amerikanët, koha për të goditur aktorët e korruptuar

Postuar në 15 Qershor, 2017 11:41

Zgjidhja e asaj që mund të quhet krizë politike në Shqipëri erhdi nga ndërmjetësimi amerikan. Këtë e ka konfirmuar Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në një seancë për rajonin në Senat, ku rreshtoi një sërë zhvillimesh që u ndikuan nga politika amerikane.

Me angazhimin tonë dhe të Evropës, gjatë muajit të kaluar, kemi parë disa suksese reale, me hyrjen e Malit të Zin ë NATO, sigurisht me ndihmën e Senatit, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i jape fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të ri me Bashkimin Evropian këtë muaj”.

Yee iu referua dhe në veçanti situatës në Shqipëri ku tha se Shtetet e Bashkuara kanë asistuar reformën në drejtësi nga e cila presin rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit.

Ballkani Perëndimor përballet me një numër kërcënimesh: Institucione të brishta, mangësi në shtetin ligjor dhe media jo e lirë, i kanë hapur rrugën një korrupsioni të rrënjosur thellë. Ky korrupsion vë në rrezik këto demokraci të reja dhe u hap rrugën aktorëve destabilizues, përfshirë ekstremistë të dhunshëm, grupe të krimit të organizuar dhe vende që duan të ushtrojnë ndikim keqdashës. Ne kemi ndermarre hapa per te mbeshtetur sundimin e ligjit dhe goditjen e korrupsionit ne rajon duke ushtruar presion mbi partneret tane qe te shpejtojne reformat e duhura si dhe kemi dhene asistence specifike. Per shembull, me ndihmen tone, Shqiperia eshte duke vene ne zbatim nje reforme te gjere ne gjyqesor qe do ta forcoje ne menyre te ndjeshme sundimin e ligjit dhe reduktoje korrupsionin e perhapur.”-theksoi Yee.

Ajo që pritet pas zgjedhjeve është prerja e disa kokave që do të bëhen shembull i reformës në drejtësi sipas planit amerikan për një Ballkan pa aktorë të korruptuar.

https://www.foreign.senate.gov/imo/media/doc/061417_Yee_Testimony.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.