"Unë nuk premtoj mrekullira"

Postuar në 13 Qershor, 2017 10:23

Spoti i ri publicitar i kryeministrit Edi Rama, që nis me një rrufisje kafeje në një minder, veshur me tutat e zakonshme të fushatës, ofron po atë boshësi që karakterizonte fushatën premtimadhe të vitit 2013. Nis me një sens realizmi se “jo gjithçka mund të bëhet në 44 muaj” – të vihet re se kryeministri preferon 44 muaj në vend të 4 viteve që duken më shumë – për të vijuar me premtimin se “ne nuk do bëjmë mrekullira, por do të bëjmë Shqipërinë që duam”.

Mbulimi i këtij spoti janë vetëm sheshet e rehabilituara të qyteteve, që i kushtuan Shqipërië 150 milionë euro. Është e qartë se Edi Rama në këtë fushatë ku u detyrua të përdorë edhe Fatos Nanon, vjen pa bilanc, por vetëm me avantazhin se ka vënë në punë si lavatriçe të dështimeve të veta PD-në dhe Lulzim Bashën, e paralel me të edhe spektaklin e përditshëm të takimeve dhe fotove, që cekin vetëm atë që “duhet parë”, por asnjëherë atë që “ka mbetur pa u bërë në 44 muaj”. Muaj kur mjafton të themi se kanë ikur mbi 100 mijë shqiptarë, kur trafiku i drogës u bë kulturë e përgjithshme për të kuptuar se ngjyrat dhe dritat nuk mbulojnë dot atë që është realisht Shqipëria sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.