KQZ: Zgjedhjet në prag kolapsi, 757 komisionerë të patrajnuar

Postuar në 10 Qershor, 2017 11:23

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dhënë alarmin për mostrajnimin në kohë të 757 komisionerë e të Komisioneve Zgjedhore për zgjedhjet e 25 Qershorit. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e këtij institucioni tha se mosdhënia e lejeve për punonjësit e administratës për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor.  
"Mos respektimi i qoftë dhe një afati ligjor, ndikon negativisht në të gjithë veprimtarinë e administratës zgjedhore në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve.Pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje, ndaj drejtuesit e administratës shtetërorë duhet të jenë përgjegjshëm dhe të mos bëhen pengesë. Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe  GNV-ve, procesi zgjedhor rrezikon të futet në kolaps"- thuhet në deklaratë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të administratës publike, që të reagojnë menjëherë pas këtij apeli të KQZ-së, dhe të mos krijojnë pengesa artificiale të cilat cënojnë procesin zgjedhor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.