Pensionet, minë globale financiare

Postuar në 04 Qershor, 2017 11:10

Pensionet dhe fondi i siguruar për to konsiderohet se përbëjnë bombë financiare të botës. Të paktën kështu rezulton nga një studim i Ëorld Economic Forum sipas të cilit deri në vitin 2050 defiçiti në këtë drejtim arrin në 400 trilionë dollarë në shkallë globale. SHBA-të janë vendi më i goditur: në vitin 20250 këtij shteti do t’i mungojnë 137 trilionë dollarë për të përballuar pagesën e pensioneve të personave që do të jenë në atë moshë. Në vend të dytë vjen Kina me defiçit 119 trilionë dollarë, mandej India me 85 trilionë, Britania 33, Japonia 26 trilionë dhe Kanadaja me 12. Faktorët për këtë janë disa por më kryesorët janë strukturalë, pra pamjaftueshmëria e pagesës si nga individët, ashtu edhe nga qeveritë. Një arsye tjetër është rritja e jetëgjatësisë. Sipas të dhënave në disa vende, jetëgjatësia do të kaloj 100 vjetëshin në vitin 2050, duke rritur presionin mbi fondin e pensioneve, diçka që në miniaturë u pa se çdo të thotë në Greqi. Ka edhe një cikël të popullsisë. Në vitin 2050 numri i njerëzve të moshëë mbi 65 vjeç do të jetë 2.1 miliardë nga 600 milionë që është sot që do të thotë 4 punëtorë për një pensionit, ndërkohë që sot ky raport është 8 punëtorë për një pensionist.

Michael Drexler, editues i raportit thotë se mina me sahat e pensioneve është si ndryshimet klimaterike: pasojat nuk i shikon dot sot, por nëse nuk ndërhyn problemi rëndohet aq sa nuk ke se çfarë të bësh më.  Korrigjimi i kësaj në SHBA llogaritet të bëhet me rritje taksash në masën 2.58%, ndërkohë që problemi më i madh identifikohet të jenë qëveritë dhe premtimet e tyre jorealiste.

http://www3.weforum.org/docs/WEF_White_Paper_We_Will_Live_to_100.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.