Basha çel fushatën, vazhdon me planin për Republikën e Re

Postuar në 27 Maj, 2017 21:36

Pa shumë koreografi dhe  tullumbace, Lulzim Basha çeli fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Qershorit. Kreu i PD-së pak a shumë përsëriti ato që ka thënë në çadër për 90 ditë se ka një plan për Republikën e Re, plan mbi të cilin u bazua edhe përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Ajo që la të kuptohet ishte se në lisitat e kandidatëve për deputetë përzgjodhi njerëz që ishin dhe janë për Republikën e Re.

“Ky muaj është provë për të gjithë shqiptarët, se bashkë dimë dhe do të ndërtojmë shpresën, të ardhmen, republikën e re. Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të republikës së re në KQZ. Kam marrë vendime të vështira por jo të papritura, këtu në këtë shesh thatë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë dhe kështu kemi bërë. Kemi sjellë përfaqësuesit më të spikatur dhe të denjë të komuniteteve nga jugu në veri. Kemi sjellë njerëz të spikatur të vlerave, Republika e re mbi të gjitha është dhe do të jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë kanë rritur pritshmëritë e çdo shqiptari.Askush prej tyre nuk vjen të marrë, janë njerëz të suksesshëm në jetën e tyre private.Kjo është rruga drejt fitores”-deklaroi Basha,

Basha nuk u ndal shumë te marrëveshja me Edi Ramën, përmes së cilës kaloi plani i tij për Republikën e Re, por tha se mund të kishte bërë më shumë kur ishte kryetar bashkie dhe e prezantoi veten si njeri me vlera familjare, shoqërore dhe intelektuale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.