Rama-Tsipras takim në Bruksel: Koha të tejkalohen retorikat konfliktuale
Në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel, kryeministri Rama pati një takim me homologun grek Alexis Tsipras. Në takim morën pjesë dhe dy ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias.Sipas ministrisë sonë të Jashmte, dy kryeministrat nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve si urë paqeje e stabiliteti ne mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.
“Palët ranë dakord se vetëm gjetja e zgjidhjeve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të dy popujve do të forcojë mirëbesimin midis dy shteteve dhe do të na largojë nga retorikat konfliktuale e ngërçet e së shkuarës”-thuhet në njoftim
Rama e Tsipras diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën mbështetjen e tyre ndaj iniciativës së dy ministrave të Jashtëm për një mekanizëm konsultimesh intensive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e trashëguara nga e kaluara si dhe për nxitjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve.
Add new comment