Një përgjegjësi e re qytetare për votën kundër manovrave sterilizuese të PS-së

Postuar në 20 Maj, 2017 15:31

Zgjedhjet e 18 qershorit janë me të vërtetë të rëndësishme, por për një arsye që nuk lidhet me kahun e votës vetëm. Në këto zgjedhje Partia Socialiste po hynë me synimin e spastrimit të sistemit politik nga ato që i quan parti të vogla, të cilat sipas ministrit të Financave të saposhkarkuar, Arben Ahmetaj, janë parti që premtojnë vende pune.

Ahmetaj, hyrë në listat e deputetëve të PS-së në vitin 2005 kur humbi e mandej në vitin 2009 në Korçë, në një lëvizje shumë të dyshimtë, predikon sot ambiciet e zhvillimit dhe të reformave politike e legjislative nga Kavaja, një vend ku PS-ja nguli si kryetar Bashkie Elvis Roshin.

Nuk është e vështirë të kuptohet se fjala është kryesisht për LSI-në, por që të penalizosh partitë e vogla siç thotë Ahmetaj, kjo është mirë të bëhet me votë, jo me instrumentalizimin e sistemit.

http://www.tematv.al/2017/05/20/ahmetaj-merr-fund-epoka-e-partive-t-vogl...

PS-ja e tentoi këtë gjë fillimisht në vitin 2009, është ajo që imponoi këtë sistem elektoral që nuk arrin të korrigjojë me përfaqësim të paktën 200 mijë vota. Pra shqiptarët sipas Ahmetajt mund ta bëjnë të vlefshme vetëm duke votuar për PS-në, ose PD-në. Ky është ezkekutim i pluralizmit dhe dekurajim për krijim forcash të reja. Dhe kjo artikulohet nga një njeri që nuk përfaqëson asgjë.

Duhet theksuar se e gjitha kjo përpjekje nuk po bëhet si refleks i votave, por e kundërta, si refleks i frikës se shumë vota shpërndahen në parti të tjera. Kësaj radhe PS-ja ka me vete edhe PD-në në likujdimin e të drejtës për koalicione, duke i shtuar sistemit kleçkë pas kleçke që nuk bën gjë tjetër veç qetëson sadopak simptomat e dështimit total të qeverisjes. Përndryshe, një qeverisje që shton votat nuk ka arsye pse të kërkojë manovra të tilla, të cilat ftojnë për një përgjegjësi të re për votën, madje për rithemelimin e saj. Çdokush që ka një minimum përgjegjësie dhe njohurie vetëm për një parti si PS-ja nuk mund të votoja, nëse nuk dëshiron që ta shohë vendin të burgosur nën qeverisjen e saj vetëm për shkak të sistemit elektoral.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.