Rama takon krerët e policisë para protestës, do përdoren vetëm shkopinj gome
Kryeministri Edi Rama ka pasur mesditën e kësaj të premte një takim me drejtuesit e Policisë. Mësohet se mbarëvajtia e protestës së opozitës ka qenë në fokus të bisedave që janë zhvilluar. Në këtë takim merrte pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veli, Drejtori për Sigurinë në Polici, Altin Qato si dhe disa drejtues të tjerë.
http://www.gazetatema.net/2017/05/12/rama-takon-drejtuesit-e-policise-pe.... Protestat e opozitës do të ketë vëmendje të veçantë nga Policia. 4 mijë efektivë të saj do të jenë në gatishmëri për garantimin e rendit dhe sigurisë. Plani i masave përfshin edhe 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës. Burimet thonë se pritet të jenë të planizuar rreth 40 për qind e efektivëve të komisariateve të rretheve.Po kështu, efektivë të RENEA-s, FNSH-së së Tiranës, Shkodrës, Fierit, dhe Delta në Vlorë, do të instalohen pranë institucioneve të Rëndësishme.
Policia nuk ka dhënë zyrtarisht detaje për masat, por Televizioni Klan mësoi se në instruksionet e dhëna gjatë kësaj të premteje, të gjithë efektivët e policisë janë urdhëruar të jenë të pajisur vetëm me shkopinj gome dhe pranga.
http://tvklan.al/5-mije-police-dhe-gardiste-ne-gatishmeri-per-protesten/. Efektivët e Gardës, pritet të vendosen kryesisht brenda institucioneve të rëndësisë së veçantë që kanë si detyrim për të ruajtur. Në rast të incidenteve të mundshme apo përplasjeje mes policisë dhe protestuesve, mjetet e posaçme dhe njësitë speciale janë parashikuar të futen në veprim.
Add new comment