Talat Xhaferi hedh hapin e parë: Njofton zyrtarisht presidentin për “krijimin e një shumice parlamentare”

Postuar në 04 Maj, 2017 14:41

Kreu i ri i Parlamentit të Maqedonisë, deputeti shqiptar, Talat Xhaferi, ka bërë sot lëvizjen e parë drejt rinegociimit për krijimin e qeverisë së re. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije, se Xhaferi, vendimi për zgjedhjen e të cilit thuhet se do të publikohet në fillim të javës në Fletoren Zyrtare, i ka dërguar një letër presidentit të vendit, Gjorge Ivanov, përmes të cilës e njofton për krijimin e shumicës parlamentare.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka njoftuar Presidentin Gjorge Ivanov se një shumcë parlamentare është formuar dhe një kryetar Parlamenti është zgjedhur”, citon letrën zyra e shtypit e Xhaferit. Po kështu kryetari i ri i Parlamentit shton se ai “pret nga Presidenti Ivanov që të procedojë në përmbushje të detyrimeve kushtetuese”.

Topi ka kaluar sërish në fushën e kreut të shtetit që në daljen e fundit për mediat kërkoi garanci dhe shmangien e detyrimeve që burojnë nga Platforma e Tiranës. Po kështu mbetet për t’u parë se çfarë ka negociuar BDI-ja me këtë rast.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133681780

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.